Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tmava: Trepça nuk duron më

Drejtori i përgjithshëm në kombinatin “Trepça”, Ahmet Tmava i ftuar në emisionin “Euro Tribuna”, ka thënë se zgjidhja e statusit të Trepçës është emergjente dhe se kjo duhet të definohet shumë shpejt.

Ai tha se që nga paslufta, disa miniera janë të përmbytura në ujë, se nuk ka të hyra tjera dhe se “Trepça” është në një moment kur po mbijeton falë punëtorëve që “po punojnë pandalë”.

“Trepça nuk e duron më këtë gjendje. Ajo e meriton që të zgjidhet statusi i saj. Është domosdoshmëri që kjo të zgjidhet”, ka thënë Tmava.

Sipas tij, prej punës që bëhet sigurohen edhe të ardhurat të cilat përfshihen edhe pagat për punëtorët.

Gazeta Tribuna,  10.11.2015