Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Librazhd, pengon punonjësin e OSHEE dhe kanos

Një burrë në Librazhd kanos me jetë djalin e xhaxhait dhe familjen e tij, ndërsa pengon punonjësin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në lidhjen e dritave.

Luan Qyra, 43 vjeç, me banim fshatin Karkavec të Librazhdit u ndalua ditën e djeshme, pasi ka penguar punonjësin e OSHEE-së të lidhë energjinë elektrike në banesën e djalit të xhaxhait, F.Qyra 24 vjeç.

Mësohet se në mënyrë të përsëritur ai e ka kërcënuar për jetën kushëririn bashkë me familjen e tij, pas një konflikti që kishin pasur bashkë për motive pronësie.

43- vjeçari u arrestua në kushtet e flagrancës i akuzuar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Agjensia e lajmeve NOA,  05.11.2015