Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Banorët e Institutit, në protestë për energjinë

Dhjetra qytetarë të cilët banojnë në zonën e Institutit Bujqësor në Kamës kanë protestuar këtë të enjte para Kuvendit të Shqipërisë. Shqetësimi i tyre mbetet çështja e rikthimit të energjisë elektrike, e ndërprerë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Eletrike, që në shkurt të këtij viti, për shkak të debive të prapambetura.

Gjatë kësaj proteste banorët kanë pohuar se janë të gatshëm të bëjnë marrëveshje me OSHEE, vetëm me qëllim rikthimin e energjisë. Por sipas tyre pavarësisht se ata prej kohësh e kanë kërkuar këtë gjë, askush nga OSHEE nuk i ka dëgjuar dhe s’ka marrë përsipër zgjidhjen e situatës.

Teksa protestonin, banorët janë takuar me disa deputetë të Partisë Demokratike, të cilët nga ana e tyre janë shprehur se do ta ngrejnë shqetësimin e këtyre banorëve gjatë seancës së somte plenare, në mënyqë që qeveria të gjejë një zgjidhje për ta.

Protesta e sotme ishte në vazhdën e protestave të mëparshme që këta banorë kanë kryer pranë godinave ku banojnë në Institutin Bujqësor.

Shqiptarja.com  05.11.2015