Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE raporton 54 mln euro më pak humbje

Vetëm nga reduktimi i humbjeve në rrjet Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka kursyer 54 milionë euro në periudhën janar-tetor 2015, në raport me një vit më parë. Monitor.al ka mësuar nga të dhënat e OSHEE-së se gjatë 10 mujorit të 2014 humbjet në vlerë monetare ishin 136 milionë euro, ndërsa këtë vit ata kanë pesuar një reduktim me 40% duke arritur në 82 milionë euro.

Nga të dhënat mësohet se, nga ulja e humbjeve në rrjet u gjeneruan 377 milionë euro dhe 9 milionë euro të tjera ishin janë kursyer nga çmimi më i ulët i energjisë në Bursa.

Në tenderin e fundit të organizuar nga OSHEE për importin e energjisë elektrike janë vënë re vlera shumë të përafërta çmimesh me bursën e Hungarisë që merret si referencë ndryshe nga viti i kaluar kur këto diferenca ishin mbi 40 për qind.

Kjo përformancë pozitive e OSHEE ka shtrirë efektet edhe në treguesit buxhetor. Këtë vit janë kursyer 3 miliardë lekë fonde të kontigjencës të programuara në rast të pamundësisë financiare të OSHEE për të importuar me fondet e veta.

Me qëllimin e rritjes së qëndrueshmërisë financiare të sektorit, OSHEE ka marre në konsideratë në një program realist për reduktimin e humbjeve. Skenari bazë, i cili ka dakordësinë edhe të Bankës Botërore supozon një plan për reduktimin e humbjeve për të arritur nivelin e 30 për qind në vitin 2016. Megjithatë, kjo masë sipas Bankës Botërore është e pamjaftueshme për të përmirësuar sistemimin.

Revista Monitor, 04.11.2015