Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nëntor, OSHEE importon 7 mln euro energji

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, OSHE prokuroi energjinë për të gjithë muajin nëntor përkundrejt një çmimi mesatar 47.5 euro MWh me një nivel të ngjashëm me çmimet që ofron bursa hungareze që merret si referencë.

Sipas njoftimit zyrtar të OSHE-së, u tenderuan 147,600 MWh që nevojiten për konsumin e këtij muaji kundrejt një vlerë mbi 7 milionë euro. Për blerjen e sasisë janë ofruar gjashtë kompani por vetëm tre prej tyre kanë përmbushur kërkesat e OSHE për çmimin thuhet në njoftim.

Edhe këtë muaj, në vazhdim të zbatimit vendimit Bordit të Komisionereve te ERE-s dhe të marrëveshjes me kompaninë publike të prodhimit “KESH sh.a” në lidhje me “Shit-Blerjen e energjisë elektrike ndërmjet KESH sh.a dhe OSHEE sh.a për tepricat e energjisë elektrike, përfshire tepricat në kushtet e prurjeve të mëdha, me qëllim plotësimin e humbjeve ne rrjetin e shpërndarjes për vitin 2015”, OSHE fillimisht u realizua një korrespondence me stafin përgjegjës së KESH sh.a për sigurimin e informacionet të nevojshëm.

Nga korrespondenca komisioni u informua se KESH sh.a nuk ka mundësinë hidro-energjetike të plotësojë kërkesën e OSHEE-s për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për muajin nëntor 2015.

Pas dërgimit të ofertave nga shoqëritë tregtare dhe/ose prodhuese, komisioni i blerjes administroi dhe vlerësoi ofertat e paraqitura prej tyre. Shoqëritë që shprehen interes në datën 23.10.2015 janë si më poshtë:

1-Shoqëria GEN-I Tirana shpk

2-Future Energy al           .

3- Shoqëria AXPO d.o.o

4-Shoqëria GSA shpk

5-Shoqëria EFT AG

6- NOA Energy Trade shpk

Mirëpo komisioni vuri re se, ofertat së bashku kishin arritur totalin e sasisë prej 70 Më në profilin bandë ose 50,400 MWh. Duke qenë se në këtë rast nuk është arritur sigurimi i sasisë së kërkuar (147,600 MWh = 205Më/h), për të optimizuar portofolin ekonomik te OSHEE sh.a., Komisioni i Blerjes do të negociojë me të gjitha kompanitë për të rritur sasitë dhe për të ulur me çmimin për njësi deri në plotësimin e sasisë prej 147,600 MWh.

Më pas komisioni i blerjes vazhdoi procedurat e vlerësimit dhe të negocimit me 6 shoqëritë prodhuese/tregtare që paraqitën interes në procedurën e zhvilluar nga OSHEE sh.a. më datë 23.10.2015 për ”Blerje e energjisë elektrike për periudhën 01.11.2015-31.11.2015”.

Në përfundim të negocimit me qëllim blerjen e energjisë elektrike të planifikuar për t’u blerë nga OSHEE sh.a. për periudhën 01.11.2015-30.11.2015 prej 147,600 MWh, më datë 28.10.2015 komisioni përcaktoi fituesit:

GEN-I Tirana, GSA shpk dhe EFT AG

  1. Shoqeria GEN-I Tirana:

Periudha:                            01.11.2015 – 30.11.2015;

Profili i levrimit:                 00.oo – 24:oo (24 ore) CET (ora lokale e Shqipërisë), nga e Hëna ne te Diele;

Kapaciteti:                           130 MË;

Sasia:                                     93,600 MWh;

Çmimi/njesi:                      47.56 Euro/MWh;

Vlera totale:                       4,451,616.00 Euro;

Pika levrimit:                      Linja Serbi, Mal i Zi, Greqi – Shqipëri,

Kapacitetet                   Siguruar nga GEN-I Tirane

  1. Shoqeria GSA sh.p.k.:

Periudha:                            01.11.2015 – 30.11.2015;

Profili i levrimit:                 00.oo – 24:oo (24 ore) CET (ora lokale e Shqiperise), nga e Hena ne te Diele;

Kapaciteti:                           55 MË;

Sasia:                                     39,600 MWh;

Çmimi/njesi:                      47.60 Euro/MWh;

Vlera totale:                       1,884,960.00 Euro;

Pika levrimit:                      Linja Serbi, Mal i Zi, Greqi – Shqiperi,

Kapacitetet                   Siguruar nga GSA sh.p.k.

  1. Shoqeria EFT AG sh.p.k.:

Periudha:                            01.11.2015 – 30.11.2015;

Profili i levrimit:                 00.oo – 24:oo (24 ore) CET (ora lokale e Shqiperise), nga e Hena ne te Diele;

Kapaciteti:                           20 MË;

Sasia:                                     14,400 MWh;

Çmimi/njesi:                      47.63 Euro/MWh;

Vlera totale:                       685,872.00 Euro;

Pika levrimit:                      Linja Serbi, Mal i Zi, Greqi – Shqiperi,

Kapacitetet                   Siguruar nga EFT AG.

 

Në njoftimin zyrtar të OSHE thuhet se, shoqërisë EFT AG shpk nuk iu pranua sasia prej 185MË në profilin band për shkak të plotësimi të sasisë së kërkuar, kurse shoqëritë : AXPO Beograd. NOA Energy Trade dhe Future Energy al u skualifikuan, pasi sasia e energjisë elektrike e kërkuar për tu blerë nga OSHEE sh.a. per periudhen 01.11.2015 – 30.11.2015, u plotësua nga shoqëritë e mësipërme me çmim/njësi më të ulet.

Totali i energjisë elektrike e ofruar dhe kërkuar për t’u blerë nga OSHEE sh.a. për periudhën 01-30.11.2015 është 147,600 MWh dhe e konvertuar ne vlere monetare 7,022,448.00 Euro (vlera pa TVSH). Cmimi mesatar për muajin nëntor 47.58Eu/MWh.

Revista Monitor,  03.11.2015