Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE çlirohet nga kufizimet në blerjen e energjisë

Enti Rregullator i Energjisë ka përfshirë në proces miratimi një marrëveshje të re ku Furnizuesi Publik i Energjisë me shumicë ( kompani brenda KESH) do të negociojnë lirisht shit-blerjen me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE). Kjo marrëveshje përveçse do të sjellë më shumë fleksibilitet në operacionet ë tregut të brendshëm të po nënshkruhet si një detyrim që lind nga zbatimi i ligjit të ri të energjisë dhe modelit të ri të tregut që duhet të funksionojë sipas ligjit. Sipas modelit aktual të tregut, OSHE ishte e detyruar të importonte humbjet e energjisë në rrjet edhe në qoftë se, në vend kishte superprodhim energjie.

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në një nga mbledhjet e fundit pasi shqyrtoi relacionin e përgatitur nga drejtoritë teknike të ERE-s dhe draftmarrëveshjen e shërbimit të shpërndarjes së energjisë elektrike ndërmjet OSHEE sh.a. dhe “Furnizuesit” të energjisë elektrike, konstatoi subjektet nënshkruese të kësaj marrëveshje do të jenë:

– Shoqëria “OSHEE” dhe Furnizuesi i energjisë elektrike (personi juridik i licencuar nga ERE për kryerjen e aktivitetit të furnizimit me energji elektrike), i cili do të lidhë me vullnetin e tij të lirë marrëveshjen me OSHEE sh.a., për sigurimin e furnizimit me energji elektrike të klientëve fundor.

Sipas modelit aktual, Operatori i Shpërndarjes duhet ta importojë energjinë për humbjet (10-20 milionë euro çdo muaj) dhe KESH-i dhe prodhuesit e energjisë në vend janë të përjashtuar nga ankandet?! E, për pasojë, KESH eksporton me 30-35 euro në dimër, ndërsa OSHEE blen me 55-60 euro ose dyfishin e çmimit, duke i shkaktuar vendit dëme në miliona euro. Në pranverë të këtij viti ERE me një vendim të posaçëm lejoi KESH të shesë tepricat e energjisë për mbulimin e humbjes së OSHE, po kjo situatë pritet të zgjidhet njëherë mirë me miratimin marrëveshjes së re.

Revista Monitor,  27.10.2015