Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nisin përgatitjet për ristrukturimin e Trepçës

Një grup punues ndërinstitucional ka nisur punën në shqyrtimin e modelit për ristrukturimin e “Trepçës”, me ç’rast do të bëhet edhe regjistrimi dhe vlerësimi i të gjitha aseteve, vlerësimi i rezervave minerare të këtij gjiganti metalurgjik.

Grupi punues, ku janë të përfshirë përfaqësues nga Zyra e kryeministrit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Mjedisit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia Kosovare e Privatizimit, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fakulteti i Gjeo-shkencave, përfaqësuesit nga “Trepça”, nga Agjencia Pyjore e Kosovës, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ekspertë të pavarur, ka për detyrë t’i propozojë Qeverisë Planin e Veprimit për hapat lidhur me procesin e zhvillimit të sektorit minerar në Republikën e Kosovës, shkruan Zëri.

Dukagjin Shala, udhëheqës i Departamentit të Minierave në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ka thënë se Ministria është angazhuar dhe ka filluar përgatitjen dhe shqyrtimin e mundësive lidhur me hapat e veprimit në sektorin minerar në përgjithësi dhe të “Trepçës” në veçanti.

Telegrafi,  28.10.2015