Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vjedhja e energjisë, 16 të arrestuar

Policia e shtetit në bashkëpunim me operatorin e shpërndarjes së energjisë gjatë një javë përmes 115 grupeve të shpërndara në terren kanë kryer 3348 kontrolle. Janë evidentuar 40 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  40 autorë.

Nga këta,  janë arrestuar në flagrancë  16  persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe shpallur në kërkim 14 të tjerë. Në gjendje të lirë ndoqen 10 persona. Po gjatë kësaj periudhe  janë ndërprerë 1. 231 lidhje të abonentëve debitorë dhe 40 lidhje të paligjshme.

Gjatë kësaj jave janë proceduar penalisht 3 punonjës të OSHEE-së. Gjithashtu janë kontrolluar 74  kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Shqiptarja.com  26.10.2015