Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trepça, në rrezik bllokimi

Qeveria e Kosovës po e rrezikon afarizmin e “Trepçës” duke mos e kompletuar Bordin për më shumë se një vit, shkruan sot Koha Ditore.

Rrezikimi i afarizmit të “Trepçës” dhe mundësia që punëtorët të mbesin pa paga është shtuar pas refuzimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për të lejuar rritjen e sasisë së koncentratit të plumbit e të zinkut që do të shitet në gjashtë muajt e ardhshëm.

Ndalesa e shitjes së koncentratit të zinkut dhe të plumbit është bërë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme në dy aktvendime të ndara.

Pjesës veriore të “Trepçës” i është ndaluar komplet shitja e koncentratit, ndërsa pjesa jugore do të ketë mundësi të shesë vetëm një sasi të koncentratit, i cili i është lejuar për shitje qysh në muajin qershor, por “Trepça” nuk kishte arritur ta bënte për shkak të prishjes së njëanshme të kontratës me blerësin.

Koha,  24.10.2015