Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Termokos dështon që në start

Pavarësisht se nga e marta ka filluar të furnizojnë me ngrohje një pjesë të banorëve të Prishtinës, Termokosi, nuk ia ka dalë që t’i ngrohë të gjithë banorët ku është i shtrirë rrjeti ngrohës.

Të mërkurën disa banorë janë ankuar se në banesat e tyre nuk kanë ngrohje, edhe pse ishin njoftuar se do të kenë ngrohje.

Një banor që jeton “Te kafet e Vogla” në Prishtinë ka thënë për Telegrafin se nuk kanë pasur ngrohje as të martën e as sot.

“Banesat tona nuk ka ngrohje edhe pse kanë thënë në Termokos se do të kemi ngrohje. Kjo është e paarsyeshme pasi ata është dashtë që të bëjnë testimet e nevojshme para fillimit të zezonës ngrohëse”, ka thënë ky banor.

Sipas tij, në Termokos nuk mund të arsyetojnë mungesën e ngrohjes me mungesë të mazutit pasi që kanë ngrohje të mjaftueshme nga blloqet e KEK-ut.

Ndërkaq, zyrtarët e Termokosit kanë premtuar se të enjten do të rregullohen të gjitha prishjen teknike dhe ngrohje do të ketë edhe objektet banesore te “Kafet e Vogla”.

“Ekipet tona në terren janë duke punuar për të evituar problemet e paraqitura, në mënyrë që prej nesër edhe për këta konsumatorë të sigurohet furnizim i rregullt me ngrohje”, tha zëdhënësja e Termokosit Afërdita Uka për Telegrafin.

Ndryshe, zyrtarët e Termokosit dhe të Komunës së Prishtinës kishin premtuar se gjatë këtij vitit do ta shtrijnë rrjetin ngrohës edhe në lagjet e reja të Prishtinës siç janë: Lagjet “Mati 1”, “Arbëria , “Emshirë” etj, por deri më tani kanë dështuar.

Telegrafi,  23.10.2015