Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

S&P: Reforma në energji, e suksesshme

Në raportin e vlerësimit publikuar nga Standard & Poor’s nënvizohet suksesi i reformës së ndërmarrë në sektorin energjitik në Shqipëri. “Qeveria po forcon institucionet fiskale dhe menaxhimin e sektorit fiskal. Deri më tani, reformat janë kryer në sistemin e pensioneve, qeverisjen lokale, administratën e taksave dhe sektorin energjitik. Veçanërisht, reformat e ndërmarra në sektorin energjitik kanë qenë të suksesshme për rritjen e të ardhurave çka ka ulur presionin e sektorit ndaj Buxhetit”, shkruhet në raport.

Agjencia vlerësuese e parametrave ekonomikë, “Standard&Poor’s” konfirmoi renditjen “B/B” të kredisë afatgjatë në monedhën vendase dhe të huaj për Shqipërinë. Me këtë vlerësim, sipas saj, faktorët sovranë të kreditit në Shqipëri janë gjerësisht të paprekur. Opinioni pozitiv pasqyron potencialin në rritje që agjencia sheh në performancën fiskale të Shqipërisë. “Përmirësimet fiskale do të varen nga normat më të larta të rritjes ekonomike nga viti 2015. Në të njëjtën kohë, ngadalësimi i vrullit të reformave mund të pengojë rritjen ekonomike dhe anasjelltas”, thuhet në një deklaratë. “S&P” pret investime të larta, kryesisht nga hidrocentralet dhe projekti i gazsjellësit Trans-Adriatic Pipeline në vitet 2016-2018.

energjia.al  23.10.2015