Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE, në gatishmëri për hidrovoret

Për të shmangur mungesën e energjisë elektrike si pasojë e motit të keq, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thotë se ka shpallur gjendjen e gatishmërisë duke nxjerrë në terren 1800 punonjës. Sipas OSHEE-së ata janë vendosur në pikat më të rëndësishme të furnizimit me energji elektrike, si spitalet, hidrovoret etj.

Në një njoftim zyrtar OSHEE thotë se ka ngritur Shtabin Qendror të Gatishmërisë për garantimin e furnizimit me energji elektrike, zgjidhjen e situatave me defekte sie dhe avaritë në të gjithë rajonet.

“Gjatë ditës së sotme për shkak të reshjeve ka pasur defekte të ndryshme në zonën e Durrësit, Shkodrës dhe dy fidra në zonën rurale Tiranë të cilat janë riparuar në kohë shumë të shpejtë. Deri në orën 17:30 rezulton se nuk ka fidera pa energji. Linjat 35kV të gjitha në punë.

Nënstacione janë në skemë normale furnizimi. Hidrovoret janë të gjithë në punë”, përfundon njoftimi i OSHEE-së.

Shqiptarja.com 21.10.2015