Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kërkohen të arrihen objektivat e energjisë së rinovueshme

Për shoqatat e mjedisit të vendeve të rajonit është domosdoshmëri që qeveritë e vendeve përkatëse të angazhohen që të përmbushen objektivat për energjonë e rinovueshme. Në Tiranë, kur u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Ministor të Komunitetit të Energjisë iu dorëzua Miguel Arias Cañete, Komisionerit të BE-së për Energji dhe Ndryshime Klimatike një peticion me mbi 16 mijë firma qytetarësh.

Peticioni rajonal është bazuar në tri kërkesa: Rritjen e eficiencës së energjisë në shtëpi, pastrimin e sistemeve të korruptuara energjetike të rajonit, dhe adoptimin e përmbushjen e qëllimeve dhe objektivave klimatike të BE-së.

Për Shqipërinë Ermelinda Mahmutaj nga shoqata “EDEN Center”, thotë se: “Politikat aktuale të vendeve të EJL-së premtojnë ecjen drejt sistemeve energjetike e klimatike të BE-së, por zbatimi i tyre nuk realizohet, prandaj ne do të vazhdojmë me përpjekjet tona, pasi që përmbushja e këtyre kërkesave është i mundur nëse ka vullnet politik dhe me ndihmën bujare të burimeve të energjisë alternative që rajoni ynë ka”.

Ndërsa Kushtrim Kaloshi nga “Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC)” në Kosovë thotë se : “Këto masa janë vendimtare për t’i dhënë fund standardeve më të ulëta mjedisore. “Vetëm brenda një viti, si rezultat i ndotjes së ajrit në Kosovë kanë ndodhur 835 vdekje të parakohshme, 600 raste të pranimeve në spital, dhe 11, 600 vizita urgjente”.
Dejan Milovac nga shoqata “MANS” në Mal të Zi, ku parashikohet të ngrihet një njësi termocentrali e termocentral me linjit, me kapacitet të instaluar prej 254 MË thotë se :

“Vendimmarrja dritëshkurtër dhe e papërgjegjshme është tashmë duke lënë gjurmë të pakthyeshme në jetën e milionave njerëzve në këtë pjesë të Europës”.

Revista Monitor, 19.10.2015