Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndalohet doganieri, kaloi naftën pa kontroll

Policia e Fierit ka ndaluar gjatë operacionit “Boti” një doganier ndërsa për 3 të tjerë ka nisur procedimi penal për veprën e “shpërdorimit të detyrës”.

4 doganierët  dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë kohës që kanë qenë me shërbim në Ballsh, kanë lejuar të kalojnë 3 bote me naftë pa ju nënshtruar kontrollit doganor.

I ndaluari është Adrian Alikaj, 47 vjeç, me detyrë dofanier në doganën e Fierit. Ndërsa 3 doganierët e tjerë për të cilët ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, janë  punonjësit e sistemit doganor me inicialet B.N, 47 vjeç,  N.B 46 vjeç dhe A.S, 30 vjeç.  Sakaq hetimet vazhdojnë për zbardhjen e çështjes.

Shqiptarja.com  14.10.2015