Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Moti i keq, ja zonat pa energji

Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike shpall gjendjen e emergjencave civile si pasojë e motit të keq, ndërsa bëhet e ditur se po ndjek me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithe konsumatorëve nëpërmjet rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike të 10 Drejtorive Rajonale.

Në njoftimin për shtyp thuhet se shtabi i Qendror i Gadishmërisë, angazhohet për garantimin e furnizimit me energji elektrike, zgjidhjen e situatave me defekt, avari në të gjithë vendin.

Në mënyrë të veçantë po ndiqet nga afër situata për lokalizimin e defekteve në rrjetin shpërndarës Tension i Lartë, të Mesëm dhe të Ulët që furnizojnë, Spitalet, Hidrovoret, Objektet e rëndësisë së veçantë administrative, etj. Të gjithë konsumatorët si dhe likuidimin e avarive të mundshme në rrjetin elektrik shpërndarës të OSHEE, po ashtu oshe pasqyron hartën e zonave ku rrjeti energjetik ka patur problem. Kështu mësohet se për shkak të motit të keq me reshje dhe shkarkimeve atmosferike ka patur defekte në rajonin e Shkodres, Tiranës, Durrësit , Fierit, Elbasanit, Kukësit, Gjirokastrës dhe Burrel.

Sakaq OSHEE ka eliminuar defektet në Nënstacionin e Shijakut i cili mori energji nga nënstacioni i Manzës, u riparuan nënstacioni Libofshes, Radiot cilët u vendosën në punë. Po ashtu linja Bistrica2- Saranda 35 u riparuan dhe u vendosen ne punë duke i dhënë tension N/stacionet – Saranda 35, dhe Bunec.

5. Linja Libofshe- Karavasta u riparua dhe mori tension N/stacioni Karavasta.

6. Nen stacionit Gorican iu vendos në punë Transformatori i

7. N/stacionit Kuçovë iu vendos në punë Transformatori.

Po ashtu rreth orës 2 të natës, u dëmtua transformatori i nënstacionit të Karbit, që furnizon një pjesë të kryeqytetit. Po punohet për ta zëvendësuar, ndërsa sakaq janë pjesërisht pa energji Rr Siri Kodra Rr Dibrës pjeserisht, Rr 5 Maji Zona e Babrrusë, Rr 4 Deshmoret, Rr Thanas Ziko, Rr Bardhyl.

Ndërkaq Linja Kafaraj – Mifol është stakuar për shkak të lidhjes së shkurtër, po ashtu edhe linja Kafaraj – Povelce, N/stacioni Plasmas është stakuar linja, ndërsa nënstacioni Mertish

dhe Skelë është stakuar Transformatori i fuqisë për shkak të përmbytjes së teritorit të n/stacionit. Gjithashu në Nën stacionin Jagodine si rezultat i kohës së keqe, u stakua

Transformatori i fuqisë, duke nxjerrë disa fidra jashtë pune. Mësohet se ekipet e OSHEE po punojnë në gjithë territorin për të normalizuar sa më shpejt furnizimin me energji elektrike të qytetarëve.

Sot News,  11.10.2015