Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Blloqet e naftës, shtyhet afati për kompanitë

Kompanitë e interesuara për kërkimin e naftës në tre blloqe e lira të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës kanë kohë deri më 30 Nëntor për të dorëzuar dokumentacionin e tyre.

Më herët ky afat ishter 15 Tetori, por me kërkesë të AKBN Ministria e Energjisë ka dhënë më shumë kohë. Aktualisht blloqet që janë në shitje janë ato në bregdet si Panaja, Blloku 5 dhe C. Deri në fund të Shtatorit interesi për këto blloqe nga ana e kompanive është shfaqur i lartë. Të paktën sikundër konfirmoi Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës janë më shumë se 20 kompani që kanë tërhequr dokumentacionin paraprak të të dhënave mbi këto blloqe.

Sakaq interesi ka qenë dukshëm më i lartë sesa për blloqet e tjera që aktualisht janë në fazën e negocimit të ofertave ekonomike. Po ku ndodhen saktësisht blloqet e lira që do t’i kalojnë privatit për kërkimin dhe më pas nxjerrjen e naftës. I pari ai i Panajasë ndodhet në jugperëndim të vendit gati 3 kilometra në veri të Vlorës.

Për këtë bllok të dhënat e përllogaritura flasin për rezerva që mund të shkojnë nga 25 milionë fuçi në 101 milionë fuci naftë. Blloku C është në zonën veriore të Ultësirës në pjesën e bregdetit të Adriatikut. Zona e fundit ajo 5 ndodhet në Jug-Juglindje të Shqipërisë, dhe nis nga Saranda në Jug deri në Vlorë në Veri.

Scan TV,  08.10.2015