Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kukësi me ndërprerje energjie

Qyteti i Kukësit ka qëndruar për më shumë se 4 orë pa drita. Shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike është bërë një defekt në nënstacionin e “Rexhepajve”, që furnizon Kukësin dhe disa nga njësitë administrative.

Mësohet, se që në orët e para të paradites deri në mesditë, energjia elektrike ka munguar, duke bërë që bizneset të punojnë me gjeneratorë, ndërkohë që shërbimet ndaj qytetarëve në institucione të bllokohen.

Sipas ekspertëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kukës, defekti i shkaktuar në Rexhepaj ka sjellë ndërprerjen e energjisë e cila është rikthyer pas mesditës, kur edhe grupet e avarive kanë riparuar defektin e shkaktuar.

Bëhet e ditur se, ditët e fundit ndërprerjet e energjisë kanë qenë të shpeshta, ndërkohë që gjatë stinës së dimrit këto ndërprerje janë akoma më shumë evidente, pasi rrjeti shpërndarës është shumë i vjetër, që nga koha e elektrifikimit.

Gazeta Shekulli,  29.09.2015