Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vjedhja e energjisë, arrestohen 7 persona

Puna për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve që vjedhin energjinë elektrike, dhe ndërprerja e lidhjeve të paligjshme, ka vijuar edhe gjatë javës që lamë pas. Policia e Shtetit dhe OSHEE, kanë kryer nga data 21 deri në 27 shtator rreth 5 mijë e 56 kontrolle të përbashkëta, ku janë evidentuar 30 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 30 autorë.

Nga këta persona, 7 prej tyre janë arrestuar në flagrancë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 8 persona, ndërsa 15 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.

Gjatë kësaj jave janë ndërprerë 1. 759 lidhje të abonentëve debitorë dhe 30 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 97 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Shqiptarja.com 28.09.2015