Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trepça, gati dy kontrata të rëndësishme

Menaxhmenti i Trepçës ka përfunduar procedurat për nënshkrimin e kontratës për shitjen e koncentratit të Plumbit (Pb) dhe Zinkut (Zn) me dy kompani prestigjioze, të dëshmuara për aktivitetet e tyre në këtë lëmi.

Kontratat e nënshkruara, sipas drejtorit të Trepçës Ahmet Tmava, janë të leverdishme për Trepçën të cilat do krijojnë bazë për tejkalimin e vështirësive momentale në të cilën ndodhet Trepça raporton Telegrafi.

“Problemet financiare të krijuara janë rezultat i mungesës së licencës për katër muaj dhe mos definimit të statusit të Trepçës. Andaj, kërkojmë nga institucionet shtetërorë të jenë koherent me problemet me të cilat ballafaqohet Trepça dhe sa më shpejtë të sqarohet statusi zhvillimor i Trepçës”, ka njoftuar Tmava.

Telegrafi, 25.09.2015