Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SHBA-Metës: Hatimet për CEZ ti ndjekin shqiptarët

Një ditë pas kërkesës së kryeparlamentarit Ilir Meta për një hetim ndërkombëtar me ndihmën edhe të SHBA-ve për çështjen “CEZ”, Top Channel e pyeti Ambasadën Amerikane nëse do ta ofronte këtë ndihme të kërkuar nga Meta.

Zëdhënësi kësaj ambasade, Ryan Roberts, në përgjigje të interesimit thotë se “Policia dhe prokurorët shqiptarë janë të vetmit përgjegjës për të drejtuar hetime në lidhje me çështje që ndikojnë popullin shqiptar dhe institucionet e tij”.

Por, zëdhënësi Roberts në vijim të përgjigjies ka deklaruar se “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë në përpjekje për të ngritur kapacitetet dhe efektshmërinë e tyre. Nepermjet zyrës së OPDAT. Ambasada ofron këshilla ekspertësh, promovon reforma dhe nxit veprime të ndjekjes penale kundër korrupsionit”, thekson ai.

Gazeta Shqip, 25.09.2015