Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten çmimet e naftës në tregjet botërore

Çmimet e naftës u rritën me rreth një për qind të hënën teksa shpimet e SHBA-së u ngadalësuan dhe analistët vlerësuan se 1.5 trilion dollarët e investimeve të planifikuara të prodhimit amerikan ishte jo-eficient në çmime prej 50 dollarë për fuçi ose më ulët.

Çmimet e naftës së papërpunuar kanë rënë mbi 50 për qind që nga qershori 2014, kur rritja e prodhimit global filloi të përballet me ngadalësimin e kërkesës.

Çmimet e ulëta kanë filluar të ndikojnë prodhimit amerikan teksa shpimi është zvogëluar.

Kontratat e së ardhmes për naftën e papërpunuar amerikane, ËTI u tregtua në 45.31 dollarë për fuçi, 63 cent më lart. Kontratat e së ardhmes për naftën e papërpunuar evropiane, Brent u rrit 57 cent, ose mbi një për qind, në 48.04 dollarë për fuçi.

Analistët thanë se çmimet e ulëta do të kenë një ndikim më të madh në terma afat-gjatë teksa prodhuesit luftojnë të reduktojnë kostot.

Revista Monitor,  21.09.2015