Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta amerikane zgjeron fitimet

Çmimet e naftës amerikane zgjeruan fitimet në Azi të mërkurën në një tërheqje të papritur të rezervave dhe çmimeve më të larta të benzinës, ndërsa tregjet e naftës së papërpunuar ndërkombëtare rezultuan më të dobët si pasojë e pritshmërive të ulëta të rritjes ekonomike aziatike.

Kontratat e së ardhmes të naftës së papërpunuar amerikane, ËTI për fillimin e muajit u tregtuan në 44.91 dollarë për fuçi të mërkurën, 32 cent më lart nga shifra e tyre e fundit.

Kontratat e së ardhmes të naftës së papërpunuar evropiane, Brent ishin pak më të dobëta në krahasim, duke fituar vetëm 9 cent në 47.84 dollarë për fuçi.

Divergjenca e kohëve të fundit në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare ka reduktuar zbritjen e naftës amerikane ndaj treguesit referencë global, Brent meafro dy të tretat gjatë muajit të kaluar në rreth 2.50 dollarë për fuçi.

Revista Monitor, 16.09.2015