Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dyshohet se Bankers ka fshehur detyrimet ndaj shtetit

Ka dyshime të forta se kompania Bankers ka fshehur të ardhurat duke sajuar shpenzime për punime ekstra në mënyrë që të përfitojë nga një pikë shumë e kritikueshme e kontratës me shtetin shqiptar.

Qe kur u lidh në fillim (2004), kontrata e Bankers parashikonte qe kompania te mos paguante taksa deri sa te shlyente koston e investimit do qe do kryente ne Shqiperi.

Gjatë këtyre viteve nga 2004 e në vijim Bankers ka deklaruar “shuma te medha investimesh” dhe shteti shqiptar ia ka njohur te gjitha.

Per kete arsye Bankers nuk paguante asnje tatim ne shtetin shqiptar.

Por Albpetrol dhe AKBN kane kryer së fundmi një verifikim te shpenzimeve dhe ne perfundim nuk ia kane njohur te gjitha.

Kjo sepse sipas kontrates Bankers duhet t’i njihen vetem shpenzimet qe kryhen per shpimin dhe nxjerrjen e naftes, jo shpenzime te tjera qe kryen kompania esktra ose i deklaron si të tilla.

DITA mëson se Albpetrol dhe AKBN i kanë derguar një raport të detajuar Drejtorisë së Tatimeve mbi shpenzimet që nuk i njohin si të tilla.

Këto të fundit pasi kanë bërë verifikimin e shifrave u rezulton se Bankers duhet te paguaje rreth 50-60 mln dollare tatime ne shtetin shqiptar (!)

Sipas kontrates, ne momentin qe del me fitim, Bankers paguan tatime jo ne masen 15% si te gjitha kompanite e tjera, por ne masen 50%.

Burime nga Tatimet thanë për DITA se është bërë ndërkohë gati titulli ekzekutiv.

Nga ky moment Bankers do duhet të paguaje gjithmone 50% tatim.

Shmangia nga detyrimet dhe devijimi i shumave të tilla nga biznese të mëdha ngjall me të drejtë irritim dhe ndjesi revolte në kontekstin e ashpërsimit të luftës ndaj informalitetit, kur shumë bizneseve të vogla u duhet të përballen me masa super shtrënguese.

Gazeta Dita,  12.09.2015