Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK prodhoi 1465 GWh energji

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat “Bilancin i Energjisë” për TM2 2015. Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë.

Sipas raportit të ASK-së gjatë tremujorit të dytë të vitit 2015 vlera e tërësishme e prodhimit të thëngjillit është 1981 mijë tonë. “Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1465 GWh, dhe në hidrocentrale është 60.2 GWh”, thekson raporti. Kurse sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2015, Kosova ka importuar 98.8 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë , Kosova ka eksportuar 209.7 GWh energji elektrike, raporton Telegrafi.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2015, sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 917.0 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2014), sasia e energjisë elektrike të konsumuar është rritur për 3.7 %”, është thënë në raportin e ASK-së për Bilancin Energjetik në vend.

Telegrafi, 09.09.2015