Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vilson Ahmeti: Nuk kam lidhje me CEZ

Ish-kryeministri Vilson Ahmeti përmes një deklarate ka hedhur poshtë pretendimet që ai të ketë negociuar një marrëveshje mes CEZ dhe DIA.

“Në kushtet e mia nuk e di se cfarë mund t’u ofroja këtyre shoqërive për të arritur marrëveshje, kur dihet se nuk kam patur pushtet në vitin 2009 dhe nuk kam as në ditët e sotme” deklaron Ahmeti  Ndërsa e cilëson të pavërtetë pretendimin se ai ka marrë rryshfet nga ish-shefi ekzekutiv i Cez Albania, Jozef Hejsek, të cilin thotë se nuk e ka takuar kurrë.

Ahmeti përfundon deklaratën duke theksuar se  “këto të pavërteta janë hedhur në treg në shërbim të interesave të caktuara.”

Ora News,  10.09.2015