Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rusia kryeson me naftën

Në një kohë kur kolapsi i naftës së papërpunuar e çoi ekonominë Ruse në recesion, prodhuesit e naftës në vend, po lënë mbrapa homologët perëndimorë.

Në pikëpamje të fluksit të parasë, marzhit të fitimeve dhe çmimit të aksioneve, prodhuesit më të mëdhenj, Rosneft, Lukoil ,dhe Gazprom po performojnë më mirë se “Royal Dutch Shell”, “British Petroleum” dhe korporata amerikane “Exxon”. Maxim Edelson, një drejtor i lartë i kompanisë Fitch Ratings në Moskë ka deklaruar se, në një kohë që çmimet e naftës bien, kompanitë perëndimore dëmtohen më shumë se ato Ruse”. Industria e naftës po lufton të rimëkëmbet, pasi çmimet ranë në nivelin më të ulët në 6 vite, si pasojë e një teprice globale në furnizim.

Kompanitë ruse kanë qenë më të qëndrueshmet gjatë kësaj vale paqendrueshmërie, ndërsa pordhuesit e energjisë kanë rënë me një ritëm më të shpejt gjatë këtij viti se çdo grup tjetër në indeksin MSCI All-Country World Index, Ky i fundit ofron një masë të gjerë të performancës së tregut të kapitalit në mbarë botën. Aksionet e Rosneft u rritën me 2.9% dhe Gazprom fitoi 0.3% gjatë tregtisë në Londër  në këtë vit. Aksionet e kompanisë “Shell” humbën 27% dhe “British Petroleum” 16%. Rëniet e çmimeve të naftës së papërpunuar në më shumë se 50% gjatë këtij viti, e kanë çuar vendin në recesionin e tij të parë që pas 2009-ës. Rusia gjithashtu mbështetet te nafta dhe gazi për thuajse gjysmën e të ardhurave të saj buxhetore.

Ekonomia e lëkundur, kombinuar me efektet e sanskioneve ndërkombëtare mbi përfshirjen e Rusisë në Ukraine, kanë dobësuar monedhën ruse, duke i dhënë përparësi kompanive të naftës që fitojnë dollar dhe paguajnë kostot në rubla. Përftimet nga taksat dhe valuta këtë vit kanë bërë që Rosneft dhe Lukoil të kenë flukse të parasë më shumë se 2-fishi i kompanive “Shell” dhe “BP”. Sipas Goldman Sachs, prodhuesit rusë po gjenerojnë para sikur çmimet e naftës të ishin ende 100 dollarë për fuçi, e jo 50$ që janë aktualisht. Kreu ekzekutiv i Rosneft, Igor Sechin ka thënë se kompania ka kostot më të ulëta në të gjithë industrinë.

Shpenzimet kapitale të kompanisë në 4.20 dollarë për fuçi janë sa thuajse 1/6 e kompanisë “Exxon” që shpenzon 27 dollarë për fuçi. Ndërkohë që kompanitë ruse kanë patur performancë më të fortë se konkurruesit, kjo nuk do të thotë se ato janë të imunizuar nga efektet e rënies së çmimit. Të ardhurat e Rosneft dhe Lukoil kanë rënë për 3 tremujorë rradhazi. Ndërsa prodhimi i Lukoil u rrit me 5.2% në gjysmën e parë, ai i naftës së papërpunuar të Rosneft ra me 1.1%.

Scan TV, 09.09.2015