Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fushë-Krujë, rilidhën energjinë, arrestohen

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë gjatë 24 orëve të fundit kanë goditur dy raste të lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike duke arrestuar në flagrancë dy shtetas.

Të arrestuarit janë shtetasit: Lumturi Sallaku, 57 vjeçe, banuese në Fushë-Krujë dhe Bujar Bami, 45 vjeç, banues po në Fushë-Krujë.

Shtetasit e mësipërm janë kapur në flagrancë duke rilidhur energjinë elektrike në banesë në mënyrë të paligjshme, pasi OSHEE ua kishte prerë energjinë më datë 23.08.2015.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Vjedhja e energjisë elektrike ose impulsive telefonike”, parashikuar në nenin 137 të Kodit Penal.

Sot News,  28.09.2015