Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ulet me 9 lekë çmimi i karburantit

Tregu i karburanteve, duket se me ne fund ka reflektuar, duke ulur çmimet e shitjes me 5 deri ne 9 leke për liter te naftës, por edhe te benzinës. Ne tregun vendas një litër nafte nga 184 leke ka zbritur deri ne 175 . Kjo tendence është vërejtur tek kompanitë kryesore qe operojnë ne treg. Importuesit kishin paralajmëruar se do te kishte një ulje te çmimit ne fillim te shtatorit, por me sa duket kjo kohe ka përkuar edhe me mbarimin e rezervave te naftës, qe ata kishin blere. Rënia e çmimit te naftës lidhet me edhe uljen e ndjeshme qe ka pasur, ajo ne tregu evropian, ku një fuçi arriti deri ne 47 dollarë. Por jo vetëm tregu i karburanteve pritet te jete ne shënjestrën e qeverise per te nisur kontrollin antiinformalitet. Sipas kreut te financave, Shkëlqim Cani ne ketë sektor kryhet evazion i larte fiskal, ndaj operacioni do te nise pikërisht nga evazoret e mëdhenj. Çmimi me i ulet i naftës ishte ne janar te këtij viti, ku një liter arrit deri ne 160 leke. Por sapo çmimi u shtrenjtua ne tregjet ndërkombëtare, nafta ne vend u rrit me shpejtësi, duke iu afruar nivelit te 190 lekeve për litër.

Vizion Plus,  26.08.2015