Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e ulta nuk frenojnë prodhimin e naftës

Prodhimi i naftës bruto në vendin tonë arriti në 649,802 tonë në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), pak e shumë në nivele të njëjta me një vit më parë. Në fund të vitit që shkoi nafta bruto e prodhuar në vend arriti në 1.3 milionë tonë.

Siç shihet nga të dhënat ulja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar nuk e ka frenuar dukshëm prodhimin e naftës bruto në Shqipëri.

Në këtë sasi 88 % e prodhimit u realizua nga Bankers me 577, 352 tonë. Albpetrol realizoi vetëm 3.5% të prodhimit total ose 23,166 tonw për shkak se, kompania ka ndjekur strategjinë e prodhimit në ulët në pritje të rritjes së çmimeve të naftës. Teknologjia me të cilën nxjerr naftën Albpetrol bën që çmimi aktual të mos justifikojë kostot
Deri në fund të vitit 2013, janë zbuluar dhe vënë në shfrytëzim 3 vendburime nafte në shtresa ranore dhe 9 vendburime naftë në gëlqerore. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë zbuluar edhe 4 vendburime gazi natyror në shtresa ranore dhe 1 vendburim gazi kondensat në shtresë gëlqerore.

Prodhimi i naftës në Shqipëri ka nisur në vitin 1929, kur janë arritur të nxirren 750 ton naftë. Prodhimtaria ka vijuar të rritet nga viti në vit, e shoqëruar edhe me hapjen e vendburimeve të reja. Vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore kanë njohur një frenim të prodhimit të naftës. Më pas trendi i prodhimit ka qenë pozitiv.

Periudha më e mirë e prodhimit të naftës në vendin tonë ka qenë vitet 70’. Në vitin 1974 është arritur prodhimi rekord në shifrat 2 248 227 tonë naftë bruto. Në vitin 1991 prodhimi i naftës ka rënë poshtë shifrës së një milionë tonëve naftë në vit. Në vitin 2000 është shuar edhe prodhimi më i ulët, 314 304 ton naftë. Nga ky vit trendi ka qenë pozitiv duke arritur të dalë sërish mbi kufirin e një milionë tonëve në vitin 2012. Në vitin 2013 u arrit të prodhohej më shumë se 1.2 milionë ton naftë. Në 85 vite, nga nëntoka shqiptare janë nxjerrë 56 249 677 ton naftë bruto.

Revista Monitor,  25.08.2015

tabele