Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës ulen me 9-10 lekë/litër

Çmimet e naftës kanë shënuar një ulje të fortë gjatë ditës se sotme në tregun vendas për herë të parë gjatë këtij viti.

Në pikat e shitjes me pakicë te Kastrati, operatori me i madh i naftës në vend, një litër nafte shitet me 174 lekë, nga 184 lekë më parë, dhe benzina me 176 lekë, nga 185 lekë më parë.

Edhe në pikat e tregtimit të Elda, nafta dhe benzina tregtohen përkatësisht me 173 dhe 174 lekë.

Nafta ka zbritur nën 180 lekë edhe tek operatoret e tjerë.

Aktorët e tregut e kishin paralajmëruar rënien e çmimeve, pasi rezervat e blera më shtrenjtë në maj të mbaronin.
Në bursat ndërkombëtare, nafta zbriti të premten ne 46 USD për fuci, si rrjedhojë e shqetësimeve për ekonominë kineze, konsumatori më i madh i naftës në botë.

Në tregun vendas, pas rënies në janar ne 160 lekë, nafta u rrit deri afër 180 lekëve, duke reflektuar me shpejtësi shtrenjtimin e tij në bursa, forcimin e dollarit në tregun vendas dhe rritjen e takses së qarkullimit. Në kahun tjetër, ulja e çmimeve në tregun vendas, teksa preku fundin në bursat nderkombëtare ka qenë e vonuar.

Revista Monitor,  23.08.2015