Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Ankohet për naftën Saliu që nuk e paguan”

Në një replikë virtuale me ish kryeministrin Sali Berisha në lidhje me çmimin e naftës dhe benzinës në vend deputeti i PS dhe njëkohësisht kreu i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend Erjon Braçe pasi përgënjeshtroi Berishën ia vuri fajin për çmimin kompanive të naftës.

Shqipëria vuan prej vitesh paradoksin e çmimeve të naftës që rriten dhe nuk bien edhe nëse kjo ndodh në tregjet ndërkombëtare. Braçe thotë se nafta mbërrin në dogana me një vlerë prej 55.7 lekësh për litër dhe pasi i shtohen taksat ajo arrin një çmim 147.7 lekë për litër.

Por në treg ajo shitet gjithmonë me mbi 180 lekë. “Shumica këtu, e di qëndrimin tim për çmimin e naftës dhe benzinës!! Nuk ndryshoj asgjë në çfarë kam thënë. Por, po lexoj çka thënë Sali Berisha, vecanërisht për çmimin e naftës. Vdiq ta çojë përsëri 2000 lekë të vjetra për litër, aty ku e la në fakt. Berisha realisht nuk e di sa është çmimi i naftës;

Ai ka një super benz, nga ata të fundit fare, por me benzinë, thotë ­të blerë nga partia dhe asnjëherë, po tamam asnjëherë, nuk ka shkuar vetë në një pompë nafte për të paguar qoftë edhe një litër të vetëm naftë”, shkruan Braçe. Sipas deputetit nafta  në pikat e shitjes me pakicë ka një cmim 184­187 lekë ndërsa benzina: 186­189 lekë.

Çmimi i shumicës është 55.7 dhe 57.63 lekë litri, ndërsa detyrimet fiskale 91.5 dhe 90.1 lekë. Por të dy produktet shiten me një diferencë ekstra prej 38-41 lekë litri me një rritje të fitimit mbi tatimet nga 19 deri në 21 lekë. Sidoqoftë deputeti i PS nuk ka propozuar një zgjidhje për situatën. Shqiptarët vijojnë të blejnë naftën më të shtrejtë në rajon dhe në zonat kufitare makinat po mbushen në fshatrat fqinj.

Mapo,  20.09.2015