Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Në tetor nis raundi i dytë për zonat e lira të naftës

Edhe pse çmimet e naftës nuk janë shumë shpresëdhënëse për të investuar në nxjerrje, shumë prej kompanive shumëkombëshe po e vlerësojnë me interes kaparimin e vendburimeve të reja në pritje të shpërthimit të kërkesës dhe çmimeve më të larta gjithashtu.

Pas suksesit në përzgjedhjen e tre kompanive për zhvillimin e zonave të reja kërkimore, për bllokun 4 nga  “SHELL” dhe “Petromanas” dhe për Dumrenë, nga  izraelitja “Navitas” ketë muaj, Agjencia e Burimeve Natyre (AKBN) po bën gati raundin e dytë të garës me tre zona të lira Blloku ‘C’, Blloku ‘5’ dhe Blloku ‘Panaja’.

Burimet në Ministrinë e Energjetikës bënë me dije se ,interesi paraprak për blloqet e raundit të dytë është mjaft i lartë me kompani që janë në të njëjtin rang me Shell  dhe Delek Group, por si bëhet e ditur, kompanitë të interesuara për këto blloqe kanë kërkuar më shumë afat.

Ndërkohë blloqet e Dumresë dhe Blloku 4 për të cilat janë shpallur fituesit do të nisin negociatat e për lidhjen e marrëveshjen në shtator.

Kompanitë ndërkohë kanë paraqitur planet e tyre të zhvillimit bashkë me ofertën monetare. Por burimet  bëjnë me dije se, vlera monetare me të cilat do të jepen vendburimet e reja nuk bëhen publike deri në momentin e nënshkrimit të plotë të marrëveshjes. Pasi planet e tyre të zhvillimit të jenë miratuar nga ABKN ato miratohen edhe nga Ministria e Energjetikës.

Deri në fund të vitit buxheti do të ketë një burim të ri të ardhurash pasi të pesë vendburimet e reja do të jepen kundrejt vlera monetare të cilat për momentin nuk dihen, porse Ministria e Energjetikës është optimiste.

Shpallja fituese e kompanisë bëhet duke marrë ë konsideratë planin e investimeve për zhvillimin e vendburimeve dhe vlerën monetare që ofrojnë për lejen e shfrytëzimit.

Revista Monitor,  19.08.2015