Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Faturat e energjisë në Greqi arrijnë 2 mld euro

Shuma që i detyrohet Korporatës Energjitike Publike të Greqisë nga klientët e saj ka arritur një total prej 2 miliardë eurosh, tha kreu i sindikatës së punëtorëve GENOP ‘, Jorgos Adamidis, për Agjencianë e Lajmeve Athens-Macedonian Neës Agency.

Adamidis tha se pjesa më e madhe (mbi1.5 miliardë euro) është borxh i ekonomive familjare. Biznesi i madh detyrohet një tjetër shifër prej 280 milion, pasuar nga shteti, me borxhe në 220 milionë. Familjet të cilat kanë kaluar tek ofrues të tjerë kanë borxh 300 milionë të shumës së mësipërme dhe Adamidis tha PPC ka folur me Autoritetin Rregullativ për Energjinë (RAE) në lidhje me ndalimin e klientëve që të largohen nga firma nëse nuk kanë paguar faturat e tyre, raporton Kethimerini.

Revista Monitor,  19.08.2015