Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE: Rikthehet energjia në zonat problematike

OSHEE bën të ditur se pas 48 orësh është bërë i mundur rregullimi i avarive në 90 % të zonave që patën probleme për shkak të motit të keq. Sipas njoftimit zyrtar të këtij institucioni pa energji janë vetëm disa zona të Tepelenës.

Nga 76 fidra të dëmtuar, mëngjesin e të martës janë vetëm 8 fidra të stakuar në të cilat po punohet në terren. Energjia është rikthyer gjithashtu edhe në Malësinë e Madhe, ku u dëmtua transformatori në nënstacionin e Vukpalajt.

Ndërprerjet e energjisë në Tepelenë do të vijojnë me kërkesë të OST, e cila është duke kryer punime në linjën 100 kV, Ballsh- Memaliaj. Për rreth dy orë, prej orës 09.30- 11.30 stakohet energjia në nënstacionin Kras.

Edhe në zonën e Skraparit janë eleminuar avaritë, dhe pa energji mbeten ende vetëm 7 fshatra.

Grupet e punës së OSHEE po punojnë në terren për normalizimin e situatës dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.

Top Channel,  18.08.2015