Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bregdeti disa orë pa energji elektrike

Për shkak të motit të keq, disa zona në bregdet janë përballur me mungesën e energjisë elektrike. Probleme ka pasur në zona si Dhërmiu, Palasa, Himara, Jala. Kjo situatë ka revoltuar së tepërmi pushuesit, të cilët shprehen shumë të indinjuar për këtë gjendje të krijuar, pasi mungesa e energjisë vijoi për orë të tëra. Mirëpo, në Radhimë ka pasur mungesë të energjisë deri pasdite vonë ditën e djeshme. Kjo, për shkak të dëmtimit të linjës kabllore 10 kilovolt nga punimet për ndërtimet në zonë. Ky defekt ndodh shpesh në këtë zonë dhe për fat të keq edhe pse bëhet fjalë për një plazh mjaft të frekuentuar nga turistë, duhet të përballen herë pas here me mungesën e energjisë elektrike. Sipas njësisë së OSHEE-së për Vlorën, po punohet në mënyrë që defekti i përsëritur të gjejë zgjidhje përfundimtare. Probleme të mungesës së energjisë janë raportuar edhe në kryeqytet, ku për disa orë, një pjesë e lagjeve të Tiranës kanë qenë në errësirë të plotë. Edhe në Veri ka pasur probleme me energjinë elektrike, si pasojë e stuhisë së fuqishme. Reshjet e shiut kanë shkaktuar edhe probleme të tjera. Raportohet se ka pasur rrëshqitje gurësh në aksin nga Elbasani në Qafë-Thanë, çfarë ka rritur rrezikun për aksidente. Në Elbasan, stuhia e shiut ka rrëzuar disa pemë në parkun e qytetit, ku për fat të mirë nuk pati persona të lënduar.

Gazeta Shqip,  16.08.2015