Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kinë, shpërthim në një pus nafte

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën Binhai në Komunën Tianjin të Kinës së Veriut. Shpërthimi është verifikuar rreth orës 23:30 me orën lokale, ose rreth 17:30 me orën tonë. Nga të dhënat paraprake thuhet se zjarri ka rënë në një depozitë nafte dhe mediat e huaja raportojnë se janë plagosur rreth 400 persona. Nuk dihet nëse ka viktima apo jo.

Banorët e një lagjeje afër kanë thëne se flaka e shpërthyer ka ndriçuar qiellin dhe shpërthimi bëri një zhurmë shumë të madhe. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, shërbimet zjarrfikëse dhe ambulancat.

Gazeta Shqip, 12.08.2015