Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arrestohen 4 persona për vjedhje energjie

Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE-në ka vijuar punën e përbashkët për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të saj.   Në të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë brenda një javë në të gjithë vendin  80  grupe të përbashkëta  Polici-OSHEE në 3.234 raste.   Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  18 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  18  autorë.   Nga këta,  janë arrestuar në flagrancë  4 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë  shpallur në kërkim 8 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 6 persona.   Po gjatë kësaj periudhe  janë ndërprerë 731 lidhje të abonentëve debitorë dhe 18 lidhje të paligjshme.    Gjithashtu janë kontrolluar 51 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Sot News,  11.08.2015