Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Në një vit, 64 aksidente në Trepçë

Raportet e organizatave ndërkombëtare e vendore që merren me të drejtat e punëtorëve, vazhdimisht raportojnë se në Kosovë punëtorët nuk kanë kushte të mira për punë, ku për pasojë shumë punëtorë lëndohen, por ka edhe që humbin jetën çdo vit.

Me lëndime të punëtorëve nuk i ka punët mirë as ndërmarrja “Trepça”, e cila drejtohet nga menaxheri Ahmet Tmava, ku vetëm gjatë vitit të kaluar janë lënduar 64 punëtorë në vendin e punës.

Në raportin zyrtar të datës 19.12.2014, të përpiluar nga Inspektorati i Punës, të cilin veriu.info thotë ta ketë siguruar zyrtarisht, thuhet se në periudhën e përfshirë në Inspektim (1 janar – 30 nëntor 2014) 64 punonjës kanë marrë kompensim të pagës për mungesë nga puna, për shkak të mungesës nga puna, për shkak të lëndimit në vendin e punës. Pra, lëndimin e tyre në vendin e punës e vërteton kompensimi për lëndim.

Në ndërmarrjen e menaxhuar nga Ahmet Tmava, Inspektorati i Punës ka gjetur parregullsi lidhur me ndihmën e parë që duhet t’u ofrohet punëtorëve në rast të lëndimeve.

Pakënaqësia e punëtorëve para dy javësh filloi për shkak të kushteve të rënda të punës, kërkesës për rritje të pagave dhe mospagesës së një bonusi për festën e Bajramit, i premtuar nga menaxheri i “Trepçës”, të cilin e kanë marrë gjithherë prej pas lufte, e që me të janë të pakënaqur për shkak të menaxhimit jo të mirë dhe abuzimeve që po ndodhin sidomos me punësim dhe kushte jo të mira të punës, të cilat tashmë i ka vërtetuar edhe Inspektorati i Punës.

Telegrafi,  10.08.2015