Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Task-Forca e energjisë, aksion në Himarë

Njësia operacionale speciale e energjisë elektrike vijon prej një muaji aksionin në të gjithë vijën bregdetare. në Himarë gjatë kontrolleve janë çuar për ndjekje penale 15 persona, ndërkohë që janë konstatuar 126 raste ndërhyrje në matësat e energjisë , 173 bisnese me kontrata si abonent familjarë.

15 të arrestuar në një muaj nga Njësia operacionale speciale e energjisë në Himarë e Dhërmi, gjatë aksionit, për bizneset debitore, ndaj ndërhyrjes në matësa, lidhjeve të paligjshme etj.

Kontrollit nuk i kanë shpëtuar as vet punonjesit e OSHEE për të cilët për 6 muaj pune të njësisë kanë shkuar në ndjekje penale plotë 196 .

Sipas shefit të njësisë së task forcës, Lumir Spahiu, aksioni do të vijojë deri në fund të javës përgjatë fshatrave të bregut të bashkisë Himarë.

Lumir Spahiu: Në zonën e Vlorës për sezonin e verës janë arrestuar 15 persona për rreth një muaji. Ky aksion do të vazhdojë deri në përfundimin e sezonit të verës dhe është i përqëndruar kryesisht te vjedhësit e energjisë dhe te debitorët.

Deri tani janë kontrolluar 15600 kontrata, dhe janë konstatuar 126 raste ndërhyrje në matësat e energjisë , 173 bisnese që operonin me kontratat si abonent familjarë, si edhe 71 lidhje të dyfishta. Aksioni pritet te shtrihet edhe ne zones bregdetare te Zvernecit.

Ora News,  05.08.2015