Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mustafa takon javën tjetër minatorët e Trepçës

Kryeministri Isa Mustafa do të takoj në fillim të javës së ardhshme minatorët e Trepçës. Ky takim pason kërkesën e minatorëve për t’u informuar rreth avancimit të çështjes së statusit të pazgjidhur të Kombinatit.

Drejtori i Trepçës,Ahmet Tmava tha se takimi është konfirmuar nga stafi i kryeministrit. “Gjatë këtij muaji gjithsesi, më së largu në fillim të javës së ardhshme, takimi do të realizohet”, tha ai.

Tmava në një intervistë për Radio Dukagjinin ka rikujtuar se në janar u mbajt greva e minatorëve me kërkesë që statusi të zgjidhet sa më parë. Pas këtyre kërkesave legjitime, pasoi përballja me mungesë të liçencës që zgjati për katër muaj,duke e rënduar edhe më shumë situatën në Trepçë,për shkak të mosfunksionalizimit dhe mungesës së statusit zhvillimor.

Më 20 korrik, punëtorët kërkuan informacione se çka po ndodh me Trepçën. Nga këtu doli edhe kërkesa për takim me kryeministrin Mustafa. Por, pran problemeve, prodhimtaria muajve të fundit ka ecur mirë.

“Muaji qershor reflekton një prodhim të jashtëzakonshëm. Ishte muaji më i mirë në aspektin prodhues,të eksploatimit të xehes, më i miri pas luftës. Pastaj kishim edhe muajin korrik,mirëpo me disa telashe tjera për shkak të teknologjisë së vjetruar dhe prishjeve të shumta. Po tentojmë të bëjmë kompensimi,por humbjet janë marramendëse në aspektin e situatës në të cilën ndodhet Trepça”.

Për gjendjen aktuale në Trepçë, Tmava fajëson institucionet, të cilat thotë se asnjëherë nuk janë marr seriozisht me këtë kompleks. Ai shtoi se Trepça është potencial i jashtëzakonshëm zhvillimor,por që për fat të keq nuk ka statut zhvillimor.

Telegrafi,  06.08.2015