Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arabia Saudite shënon rekord nafte

Arabia Saudite tha se OPEC ka ngritur prodhimin e naftës në një rekord të ri, ndërsa organizata ka parashikuar kërkesë të fortë për anëtarët e saj në vitin 2016.

Eksportuesi më i madh në botë i naftës ka nxjerrë 10.564 milionë fuçi në ditë gjatë qershorit, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm në shtator të vitit 1980, në bazë të të dhënave që Mbretëria ka paraqitur në Organizatën e OPEC, duke thënë se pret zgjerimin e konsumit të naftës, që lë pas kështu rritjen e prodhimit të zvogëluar nga prodhuesit rivalë si SHBA, duke hedhur poshtë edhe mundësinë e tepricës së furnizimit. Strategjia do të dojë kohë që të ketë ndikim, me çmimet e naftës së papërpunuar që kanë mbetur 46% nën nivelet vjetore, që nga gushti dhe prodhimi vjetor në SHBA parashikohet të arrijë në nivelin më të lartë ndër 45 vite.

“Arabia Saudite është ende duke ndjekur një strategji në tregun e aksioneve”, – thotë Torbjoern Kjus, një analist në DNB ASA në Oslo, duke shtuar edhe se “ata kanë nevojë për më shumë naftë në vend, si nevojë e ajrit të kondicionuar në verë, në mënyrë që ata mund të zgjedhin ose të prodhojnë më shumë apo të reduktojnë eksportet. Është e qartë se ata zgjedhin për të prodhuar më tepër”.

Të balancohet tregu

“Momenti në ekonominë globale, veçanërisht në tregjet në zhvillim, do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të kërkesës së naftës në vitin e ardhshëm”, kështu tha OPEC, Departamenti i Kërkimeve me qendër në Vjenë, në raportin mujor të tregut.

Kërkesa për naftë të papërpunuar do të rritet në vitin 2016 me 900,000 fuçi në ditë deri në një mesatare 30.1 mld në ditë, sipas raportit. Kjo është rreth 1.2 milionë më pak se sa grupi vlerësoi në qershor.

12 anëtarët e OPEC-ut ngritën prodhimin me 283,200 fuçi në ditë, më e larta prej 3 vjetësh, ku muajin e shkuar ishte 31.378 milionë në ditë, sipas vlerësimeve të jashtme të prodhimit, të cituara nga raporti. Këto të dhëna përfshijnë shifra më të ulëta për prodhimin në Arabi, prej 10.235 milionë fuçi në ditë.

Nuk kishte të dhëna totale të paraqitura në dispozicion nga anëtarët e OPEC-ut, për shkak të lëshimeve nga Algjeria, Libia dhe Venezuela, thotë raporti.

Kërkesa globale e naftës do të përshpejtohet vitin e ardhshëm me 1.34 milionë fuçi në ditë, në krahasim me 1.28 mld në vitin 2015, të udhëhequr nga rritja e konsumit në ekonomitë në zhvillim, sipas raportit. Jashtë OPEC-ut, rritja e ofertës do të ngadalësohet në 300,000 fuçi në ditë në vitin 2016 nga 860.000 në ditë këtë vit, me fitimin e përqendruar në SHBA.

Edhe pse tregu teorikisht do të jetë më i balancuar gjatë vitit të ardhshëm, “ju ende duhet të merreni me ‘trashëgiminë’ e super-furnizimit në 2014-2015″, tha Harry Tchilinguirian, kreu i Strategjisë për Tregjet, në BNP Paribas SA në Londër.

Tregjet globale mbeten “masivisht me super-furnizim”, me rritjen e kërkesës, por që është ngadalësuar në 1.2 milionë fuçi në ditë në krahasim me 1.4 milionë në vitin 2015, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, në raportin e saj mujor për korrikun, e cila nuk parashikoi rritje për vendet jo në OPEC, për furnizimin, vitin e ardhshëm.

Revista Monitor,  06.08.2015