Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kursimi dhe efiçenca e energjisë

Në muajin Shtator qeveria shqiptare pritet të miratojë ligjin “Për eficiencën energjetike”

Ligji që është diskutuar me palët e interesit, synon rritjen e kursimit të energjisë nëpërmjet përdorimit të materialeve që shpenzojnë pak energji. Këshilltarja për çështjet e energjisë në ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, Entela çipa, thotë për TV SCAN se, zbatimi i ligjit të eficiencës kërkon edhe disa ndryshime në ligjin për ndërtimin.

Duke filluar nga viti 2017, subjektet ndërtuese do të duhet të përdorin materiale të eficiencës energjetike në banesat që ndërtojnë. Megjithatë, zbatimi i ligjit do të jetë më i gjerë, duke prekur edhe të gjitha materialet që funksionojnë me energji elektrike. Kësisoj, ndryshime do të ketë edhe në ligjin për tregtinë, duke detyrar subjektet private importuese që të nxjerrin në treg vetëm produkte që kursejnë energji.

Strategjia e eficiencës energjetike do të nisë vitin e ardhshëm, duke nisur fillimisht me ambientet dhe godinat publike, ndërsa synimi është që brenda vitit 2020 kursimi i energjisë në vend të rritet me 11%.

Scan TV, 04.08.2015