Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tension i ulët energjie në Ksamil

Banorët dhe bizneset e lagjes nr. 3 në Ksamil ankohen për energjinë elektrike, që sipas tyre është nën fazë dhe nga mosngopja me energji, pajisjet elektroshtëpiake janë djegur.

Një nga hotelierët që ushtron aktivitetin në Ksamil thekson se nga ora 5 e mëngjesit deri në mesnatë nuk funksionon asnjë pajisje.

Hotelier: Ne kemi bërë përgatitjen e hoteleve dhe nuk na punojnë as kondicionerët, as pompa, edhe lavatriçet. Nga ora 5-12 asgjë nuk funksionon. Më janë djegur 16 kondicionerë. I kërkojmë qeverisë të zgjidhë problemin.

Banorët kërkojnë të vendoset transformator që të zgjidhet problemi.

Drejtori i OSHEE, njësia Sarandë, Agron Husi thotë se “problemi me banorët dhe bizneset hoteliere në lagjen nr.3 në Ksamil është sepse ata e kanë bërë pikëlidhjen si familjarë dhe normal që amperazhi është më i vogël. Kjo sipas tij ndodh sepse familjet i përdorin shtëpitë edhe për pushuesat dhe kjo krijon një konsum shumë të madh të energjisë.

Agron Husi: “Gjatë lidhjes që kanë bërë me operationin e shpërndarjes të OSHEE-së, ata kanë prerë pika lidhje furnizimi me energji elektrike për familjarë dhe në mënyrë të kundraligjshme po i përdorin për pika lidhje private. Normalisht, në këtë formë, fuqia e instaluar rritet shumë, automatet bien”.

Ksamili këtë sezon, është një prej destinacioneve turistike që po tërheq më së shumti vizitorë, si vendas edhe të huaj.

Ora News,  03.08.2015