Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rusia ofron karburant për rimëkëmbjen e Greqisë

Rusia synon të furnizojë drejtpërdrejt me karburant Greqinë me qëllim që ta ndihmojë që të rimëkëmbë ekonominë e saj, deklaroi sot ministri rus i Energjisë, Aleksandër Novak, citojnë agjencitë ruse.

“Rusia ka për synim të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike të Greqisë duke zgjeruar bashkëpunimin në sektorin e energjisë”, deklaroi Novak.

“Pra, ne jemi duke shqyrtuar mundësinë që shumë shpejt të levrojmë drejtpërdrejt burime energjetike për Greqinë”, deklaroi ai para gazetarëve, sipas agjencisë shtetërore “Ria Novosti”.

Gazeta Dita,  14.07.2015