Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS: Bie njësia B1 në KEK

Kohë më parë, respektivisht, nga ora 14:00 është bërë ndërprerje emergjente dhe e paparalajmëruar e prodhimit edhe në njësinë B1 të termocentralit Kosova B në KEK. Në Kosovë për momentin, KEK prodhon energji elektrike me vetëm një njësi në termocentralin Kosova B dhe një njësi në termocentralin Kosova A. Nga KEK jemi informuar që janë duke bërë të pamundurën për të rifilluar prodhimin në këtë njësi në orët e mbrëmjes të ditës së nesërme sidoqoftë, ende nuk jemi informuar për kohën e saktë të kthimit.

Në këto momente, si KEDS jemi duke u përballur me mungesë të paplanifikuar të sasive të konsiderueshme të energjisë elektrike në sistem me vetëm dy njësi aktive në KEK dhe për shkak të pamundësisë së importimit të sasive të mëdha të energjisë në afat të shkurtë kohor, mund të kufizohet furnizimi i rregullt me energji elektrike për konsumatorë.

Luteni të keni parasysh që importimi i energjisë elektrike në rrethana emergjente kërkon kohë për t’u realizuar si dhe disponueshmëri të mjaftueshme të energjisë në treg. Menjëherë pas ndërprerjes së paplanifikuar të prodhimit në njësinë B1 ne kemi filluar procedurat për realizimin e importit të konsiderueshëm të energjisë për të mbuluar kërkesën e konsumatorëve dhe për të siguruar furnizim të rregullt me energji elektrike. Jemi duke bërë të pamundurën të sigurojmë energji të mjaftueshme për furnizim të rregullt në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor.

Në të njëjtën kohë, i  lusim të gjithë konsumatorët që në rrethana të tilla të jashtëzakonshme, të kursejnë energjinë elektrike sidomos në orët e pikut kur konsumi është shumë i lartë dhe kapacitetet energjetike në vend dhe energjia elektrike e disponueshme nuk janë të mjaftueshme.

energjia.al  14.07.2015