Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni, investime në energjinë e rinovueshme

Maqedonia duhet të investojë në burimet e rinovueshme të energjisë, ndërsa gazifikimi duhet të jetë një nga prioritetet e shtetit. Këto janë mesazhet kryesore që bëri përfaqësuesja e lartë amerikane në fushën e energjetikës Maria Brus Uorlik, gjatë bisedës me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me ministrat përgjegjës për energjetikën.

“Mbeten për t’u realizuar shumë reforma në sektorin e energjisë. I inkurajojmë shtetet që të bëjnë një gjë të tillë, duke përfshirë paketën e tretë të reformave të BE-së, si dhe të zbatojnë racionalizimin e sistemit, i cili do të forconte bazat e ekonomisë. Ende debatohet për ligjin e ri të Energjetikës, që duhet të përfshijë elementet thelbësore të paketës së tretë të reformave nga BE-ja. Një nga fushat kryesore është diversifikimi i ofertës së brendshme të energjisë. Nevojiten më shumë investime në energjinë e rinovueshme. Maqedonia ka burimeve ujore të fuqishme, ndërkohë që një numër të madh institucionesh financiare ndërkombëtare e kanë mbështetur këtë fushë me projekte hidrocentralesh të vegjël si dhe për energji të gjelbër dhe diellore”, deklaroi Meri Brus Uorlik.

Përveç kësaj, Uorlik vuri në dukje se është duhet të ketë një strategji për gazifikimin, dhe gazi të vijë në vend nga sa më shumë burime. Ajo theksoi gjithashtu se SHBA-ja mbështet projektin transatlantik të gazsjellësi, i cili do t’u ofrojë më shumë alternativa furnizimi vendeve të BE-së.

Revista Monitor,  13.07.2015