Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Turqia, qendër tranziti për naftën e gazin

Turqia po përfaqëson një qendër gjithmonë e më të rëndësishme tranziti për furnizimet e naftës dhe gazit natyror teksa ato lëvizin nga Azia Qendrore, Rusia, dhe Lindja e Mesme drejt Evropës dhe tregjeve të tjera atlantike.

Turqia është pozicionuar mirë për të shërbyer si një qendër furnizmi për naftën dhe gazin natyror drejt Evropës dhe tregjeve të tjera atlantike nga Rusia, rajoni i Kaspikut dhe Lindja e Mesme.

Turqia ka qenë një pikë e madhe tranziti për naftë dhe po fiton gjithmonë e më shumë rëndësi si një pikë tranziti për gazin natyror.

Vëllime gjithmonë e më të mëdhenj të naftës së Kaspikut po dërgohen në portet e Detit të Zi si Novorossisyk, Rusia dhe Supsa, Gjeorgji dhe më pas drejt tregjeve perëndimore me cisterna nëpërmjet Ngushticës turke (rrugët ujore të Bosforit dhe Dardaneleve). Nafta e Kaspikut dhe nafta nga Iraku i veriut kalojnë gjithashtu përmes Turqisë, përmes terminalit të naftës Cejhan në bregdetin mesdhetar të Turqisë.

Turqia është e pergatitur per tu  bërë një qendër e rëndësishme e tubacionit të gazit natyror. Megjithatë, aktualisht shumica e lidhjeve të saj të tubacionit të gazit natyror sjellin vetëm gaz natyror në vend, teksa kërkesa në rritje ka lënë pak gaz për eksport.

Që nga viti 2010, Turqia ka përjetuar disa prej rritjeve më të shpejta në kërkesën totale të energjisë mes vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Ndryshe nga disa vende të tjera të OECD-së në Evropë, ekonomia turke ka shmangur stanjacionin e zgjatur që ka karakterizuar pjesën më të madhe të kontinentit për disa nga vitet e fundit.

Revista Monitor,  11.07.2015