Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

South Stream anulon kontratën me Saipem

Kompania “South Stream Transport” që kontrollohet 100% nga “Gazprom” ka vendosur që të anulojë kontratën e nënshkruar me “Saipem” për linjën e parë të tubazionit të gazsjellësit “Turkish Stream”. Shkak është bërë mosarritja e një marrëveshje për shumë çështje teknike dhe tregtare, për ecurinë e projektit.

Saipem do të përfitojë nga një e ashtuquajtur “termination for convenience”, që nënkupton një klauzolë kontratuale e cila lejon përfundimin e marrëveshjes në mungesë të shkeljeve të njëjta, por me detyrimin e pagesës së një tarife e cila është përcaktuar në të. Kështu, kompania e kontrolluar nga “Eni”, do të humbasë 2.4 miliardë euro, por në bazë të klauzolave kontratuale do të mbulohet kostoja e shpenzimeve të anijeve ( të personelit, mirëmbajtjes, amortizimit, etj.).

Revista monitor,  11.07.2015