Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta në bursa vuan rënien

Zbret në 56.5 USD/fuçi. Sa shpejt do të reflektohet kjo ulje në tregun vendas, ku nafta po i afrohet niveleve rekord prej 190 lekësh, aq sa ishte në janar të një viti më parë, kur nafta në bursë arriti 120 usd/fuçi…

Nafta në bursat ndërkombëtare iu afrua territorit të dobët, pasi vuajti rënien më të madhe ditore në pesë muaj, teksa Greqia hodhi poshtë termat e paketës shpëtuese dhe Irani iu afrua marrëveshjes nukleare me fuqitë perëndimore.

Nafta referencë europiane ICE Brent për dorëzimet e gushtit ra 6.3% të hënën, duke shënuar rënien më të fortë ditore që nga 4 shkurti. Treguesi ra me $3.78 në $56.54 për fuçi.

Treguesi referencë i naftës amerikane Nymex August West Texas Intermediate regjistroi një rënie prej 7.7%, duke zbritur me $4.40 për t’u mbyllur në $52.53.

“Çmimet e naftës kanë mbetur të dobëta, duke qenë nën presion si nga situata e sigurt e krijuar me Greqinë ashtu dhe programit bërthamor me Iranin,” tha Paul Horsnell, në Standard Chartered.

Shqetësimet rreth kërkesës së dobët europiane për naftë, në rast se kriza në Greqi do të ketë amplifikime të gjera ekonomike dhe një marrëveshje me Iranin që mund të shtojë furnizimin me naftë, edhe pse në sasi të vogla, po ndikojnë në çmimin e naftës.

Në maj, çmimi i naftës u rrit deri në $69.63 për fuç, pasi kishte arritur nivelin më të ulët prej $45 për fuci në janar.

Kjo rritje e majit është reflektuar me shpejtësi dy herë në tregun shqiptar, ku nafta arriti ditët e fundit në nivelin e 185-186 lekëve, me një rritje prej 17% nga niveli i ulët prej 158 lekë për litër i janarit.

Tashmë duhet të presim se sa shpejt do të reflektohet nw tregun vendas kjo rënie në bursat ndërkombëtare.

Revista Monitor, 07.07.2015