Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta sot në vend

Rënia e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të sotëm nuk është reflektuar aspak në tregun vendas të naftës me shumicë. Efekti i kundërt nga çmimet e kuotuara në bursë vjen kryesisht falë forcimit të dollarit amerikan kundrejt monedhës vendase. Gjatë sesionit të sotëm nafta me shumicë shitet me 155.32 lek për litër, që shënon edhe një rritje me 0.94% në krahasim me sesionin e kaluar. Çmimi i pasqyruar është aktual, dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës vijnë, veç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore. Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, ku përfshihen edhe të gjitha kostot që janë të detyruara me ligj, përfshirë barrën shtetërore e cila sot regjistrohet në 93.4 lek për litër.

Scan TV,  01.07.2015